Progresraporti i KE-së, momentum pozitiv edhe për Reformën në Drejtësi

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në takim ambasadorin e Austrisë, dr. Christian Steiner.

Spiropali theksoi se, gjatë takimit me ambasadorin u bisedua për marrëdhëniet historike midis dy vendeve tona, po aq për sfidat e të ardhmes, duke e vlerësuar si thelbësore mbështetjen e fortë e të pakushtëzuar që Austria i ka dhënë Shqipërisë dhe rajonit në procesin e integrimit.

“Raporti i Progresit 2021 ishte një lajm i mirë që paraqet momentum pozitiv edhe për reformën në drejtësi”, tha Spiropali.

Spiropali i shprehur ambasadorit vullnetin e plotë të mazhorancës për të votuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik.

“I shpreha ambasadorit vullnetin tonë të plotë për të votuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, për të garantuar vijueshmërinë e këtij procesi kryefjalë në rrugën tonë”, tha Spiropali.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.