Progresraporti i KE-së, Krifca: Adresim kapitujve për fshatin dhe bujqësinë

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Komisioni Europian ka publikuar raportprogresin për Shqipërinë duke vlerësuar sektorin e bujqësisë për një sërë përparimesh gjatë këtij viti.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh për vëmendje ndaj raportit të Komisionit Evropian mbi progresin e Shqipërisë për tre kapitujt e zhvillimit rural, sigurisë ushqimore dhe peshkimit.

“Evropa ka vlerësuar përparimin e ndodhur me ecurinë në peshkim, programin IPARD për aftësinë, standardet dhe kapacitetet e ngritura si dhe politikat e ndërmarra në veterinari, etj.”, tha ministrja.

Ajo vuri në dukje se, kemi punë të madhe përpara për të adresuar rekomandimet të cilat kërkojnë këmbëngulje dhe dedikim për të tre kapitujt.

“Planin e punës dhe aksionet e veprimit i kemi fare të qarta për të avancuar integrimin në Bashkimin Europian për fshatin dhe bujqësinë”, deklaroi Krifca.

/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.