Parashikimi i motit, e mërkurë 20 tetor 2021

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Ditën e sotme vendi do të mbetet në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Këto do të sjellin mot të kthjellët me vranësira të pakta në zonat malore.

Nëpër lugina përsëri do të ketë mjegull të mëngjesit. Vesa do të jetë e pranishme gjatë orëve të mëngjesit. Era do të fryjë nga juglindja e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/23 diell
Kukës 7/19 Re diell
Lezhë 11/23 diell
Dibër 7/18 Re diell
Durrës 13/24 diell
Tiranë 13/25 diell
Elbasan 11/25 diell
Berat 8/25 diell
Vlorë 12/23 diell
Korcë 7/17 re diell
Gjirokastër 8/24 re diell
Sarandë 11/23 diell
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.