Kushi me drejtuesit e arsimit parauniversitar: Zbatim korrekt i kurrikulave

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe drejtorive rajonale të Arsimit Parauniversitar.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e monitorimit dhe inspektimit në institucionet arsimore për të ndjekur nga afër zbatimin me korrektesë të programeve, kurrikulave dhe udhëzuesve në fuqi.
Ministrja Kushi theksoi se “do të jemi çdo ditë pranë nxënësve dhe mësuesve për të garantuar cilësi dhe profesionalizëm”.
Kushi premtoi se MAS do t’i përgjigjet në kohë reale çdo shqetësimi dhe problematike në shkollat tona.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.