Kursi i këmbimit, forcohet euroja dhe dollari amerikan

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Monedha e përbashkët europiane vijoi të forcojë pozitat në  kursin e këmbimit me lekun përgjatë gjithë kësaj jave.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku u nënçmua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sot monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,29 lekë dhe këmbehet me 104,66 lekë, ndërsa euroja fitoi terren me 0,04 lekë dhe këmbehet me 121,69 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u ngjit në kuotën 144,15 lekë, duke shënuar një rritje me 0,18 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 113,28 lekë, ose 0,25 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 104.66 +0.29
Euro EUR 121.69 +0.04
Poundi Britanik GBP 144.15 +0.18
Franga Zvicerane CHF 113.28 -0.25
Jeni Japonez (100) JPY 91.45 +0.01
Dollari Australian AUD 78.32 +0.42
Dollari Kanadez CAD 84.69 -0.03
Korona Suedeze SEK 12.14 0.00
Korona Norvegjeze NOK 12.46 -0.02
Korona Daneze DKK 16.35 0.00
SDR SDR 148.19 +0.91
Ari (OZ 1) XAU 186066.64 +391.37
Argjend (OZ 1) XAG 2501.37 +28.55
Juani Kinez (onshore) CNY 16.36 +0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 16.37 +0.03
Lira Turke TRY 11.22 -0.02

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.