Siguria ushqimore, asgjësohen 347.3 kg produkte

TIRANË, 19 tetor /ATSH – I. Vata-/ Gjatë ushtrimit të aktivitetit për ditën e sotme, AKU ka kryer 126 kontrolle zyrtare  dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive: anije peshkimi, furra buke, stabiliment përpunim/ambalazhim vere, mjalti, baxho, fabrikë vaji, thertore, etj.

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të dhe Urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm.

“Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 17 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. Gjithashtu janë asgjësuar 347.3 kg produkte të ndryshme dhe janë bllokuar 4.4 tonë farë gruri deri në daljen e rezultateve të analizave”, bën të ditur AKU.

“Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 47 mostra  për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte të ndryshme: produkte mishi, bulmeti si dhe fruta-perime për nivelin e pesticideve”, thekson AKU.

/a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.