Projekte të përbashkëta në kulturë dhe teknologji, Filo pret ambasadorin slloven

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Shqipëria dhe Sllovenia, synojnë zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e kulturës dhe të teknologjisë për të rinjtë.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo priti sot në zyrën e tij në një takim pune ambasadorin e Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj.

“Diskutuam për projektet infrastrukturore të realizuara në Korçë gjatë këtyre viteve”, u shpreh Filo.

Kryebashkiaku i Korçës vuri në dukje se në fokus të takimit ishin programet e përbashkëta sociale, artistike dhe kulturore.

Filo tha se, projekte të tilla bashkia synon të aplikojë për të rinjtë dhe zhvillimin e teknologjisë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.