Paraja elektronike, 2.95 milionë pagesa të kryera

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Numri total i pagesave me para elektronike në fund të 6-mujorit të parë 2021, arriti në 2.95 milionë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, kjo shifër është sa 78 % e numrit të transaksioneve të realizuara gjatë të gjithë vitit 2020.

Të dhënat tregojnë se, krahas numrit rritje ka shënuar edhe shuma e transaksioneve me para elektronike, që mesatarisht për 6-mujorin e parë të vitit ka qenë 1.26 miliardë lekë në muaj, nga 899 milionë lekë që kishte qenë mesatarja mujore e vitit 2020.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja e përdorimit të parasë elektronike po ecën paralelisht edhe me një zgjerimin e shpejtë të infrastrukturës teknologjike që ato shfrytëzojnë, investime të cilat po i kryejnë vetë bankat tregtare në vendin tonë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.