Memorandumi për Korridorin 8, Balla: Një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

TIRANË 19 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur nënshkrimin e memorandumit tripalësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon Korridorit 8.

Përmes një reagimi Balla deklaron se, “nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tre vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”.

”Përshëndes nënshkrimin e memorandumit tripalësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i takon Korridorit 8. Një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tre vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Nga Durrësi-Rrogozhinë-Peqin-Elbasan-Librazhd-Përrenjas, ky korridor është dhe mbetet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë”, shprehet Balla.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.