Gjimnazi “Ibrahim Rugova” i rilindur, ekselentët në Kamzë motivohen me bursa


TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Rrugova” në Kamzë, kanë tashmë një shkollë me standarde bashkëkohore dhe me kushte më të mira.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë e rikonstruktuar, si dhe dëshmi të nxënësve ekselentë që kanë përfituar bursa nga bashkia e Kamzës.

Rama tha se “në bashkinë Kamzë kanë përfituar bursa 378 nxënës ekselentë”.

“Mirëmëngjes dhe me këtë atmosferë e rrëfime nga gjimnazi i rilindur “Ibrahim Rugova”, tani me kushte ku e ku më të mira se ato para tërmetit dhe me lajmin e mirë, që në bashkinë Kamzë kanë përfituar bursa 378 nxënës ekselentë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Nxënësit u shprehën se pas shkëputjes nga pandemia erdhën në mjediset e shkollës dhe gjetën një ambient totalisht tjetër.

“Faleminderit për mundësinë e dhënies së bursës për nxënësit ekselentë! Është një tjetër motivim për ne, një tjetër shtysë për të arritur rezultate akoma më të larta”, u shpreh një nxënëse.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.