Shtëpia muze “Vangjush Mio” në Korçë, do t’i kthehet sërish publikut

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë ka hartuar projektin për restaurimin e çatisë së shtëpisë muze “Vangjush Mio”.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. “Është e vështirë ta kuptosh Korçën pa Mion, poetin e pikturës shqiptare, ndaj edhe shtëpinë e tij muze do t’ia rikthejmë sërish publikut”. Pas dëmtimeve nga tërmeti, DRTK Korçë ka hartuar projektin për restaurimin e çatisë, që është edhe më e dëmtuara, duke eliminuar të gjitha problemet e lagështisë”, tha Margariti.

Për Margaritin, “bota e piktorit korçar është aty mes tablosh, tavalocës e penelave, librash që lexonte e ambienteve të punës. Duhet vetëm të zbulohet”.

Për vlerat etnografike që mbart dhe për faktin se aty lindi një nga piktorët më të shquar shqiptarë, kjo shtëpi është shpallur shtëpi-muze.

Banesa-muze e Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, është një nga më të vizituarat në qytetin e Korçës.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.