OSHEE investime në NST Selitë, përmirësim furnizimit me energji

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po investon në mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Tiranë, duke  përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike për banorët.

OSHEE njofton se, në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 19-20 tetor do të kryhen punime në NST Selitë gjatë intervalit kohor 00:00-05:00.

Sipas OSHEE-së, për shkak të investimit të parashikuar, njoftohen abonentët e Tiranës, se në datën 19-20 tetor do të ketë stakim të pjesshëm të furnizimit me energji elektrike në disa zona të kryeqytetit.

Zonat ku do të stakohet energjia janë: Më 19 tetor, pjesërisht: zona pranë Pallatit të Sportit, rruga “Dritan Hoxha” dhe në datën 20 tetor pjesërisht: Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, rruga “Gjovalin Gjadri”, rruga “Hamdi Pepa”, rruga “Bedri Karapici”, rruga “3 Dëshmorët” pranë KMY, biznese private brenda territorit të ish-“Misto Mames”, “Kaon”, rruga “Tish Daija”, “Kodra e Diellit”, Zona pranë ish-SMT, zona pranë ish-Drejtorisë së Ujërave (Selitë), lagjja Garunj, Mjull Bathore, Lundër, Vishnje, Arbanë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.