Agjencia Telegrafike Shqiptare

Merr formë lagjja e re me 270 apartamente në Valias


TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Në Valias, Kamëz, po merr formë lagjja e re me 270 apartamente, rrjetin infrastrukturor, kopshtin dhe shkollën me standardet e një vendi të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i rindërtimit.

Puna në kantieret e rindërtimit po vijon me ritme të larta, ndërsa viti 2022 pritet të përmbyllë plotësisht këtë program kombëtar, duke futur në banesat e rindërtuara të gjitha familjet që humbën strehën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Laçi, Shijaku, Kavaja, Manza, Vora, Valiasi dhe Spitalla janë vetëm disa nga zonat që do të pësojnë transformim rrënjësor në vitin 2022.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version