Gjiknuri me ambasadoren franceze: Të gatshëm të diskutojmë me opozitën për reformën zgjedhore dhe territoriale

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq.
Gjiknuri bën të ditur se, në fokus të këtij takimi ishte vizioni i Partisë Socialiste në këtë mandat të tretë.
“Me ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq, me të cilën diskutuam mbi vizionin e Partisë Socialiste në këtë mandat të tretë dhe riorganizimin e saj në funksion të të gjitha reformave të nevojshme për mirëqeverisjen e vendit”, tha ai.
Gjiknuri u shpreh se, “theksova përpjekjen tonë për vendosjen e një bashkëpunimi konstruktiv ndërpartiak në Kuvendin e Shqipërisë, me synim miratimin e reformave të rëndësishme”.
“Shpreha gatishmërinë e Partisë Socialiste për tu ulur me opozitën në çdo moment, në kuadër të diskutimeve për Reformën Zgjedhore, por edhe atë territoriale”, u shpreh Gjiknuri.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.