FOKUS – Çmimi global i naftës vazhdon rritjen

ROMË, 18 tetor /ATSH-ANSA/ – Kjo javë nisi me një rritje të dukshme për çmimin e naftës duke ndjekur rritjen që ”ari i zi” pati edhe gjatë javës së kaluar.

Kërkesa në rritje pas hapjes së ekonomisë në pjesën më të madhe të vendeve të botës pas pandemisë si edhe rritja e çmimeve të gazit dhe të qymyrit janë pasqyruar edhe në çmimin e naftën bruto.

Nafta ”Brent” e Detit të Veriut ka arritur në 86 dollarë për fuçi, pasi javën e kaluar u mbyll në kuotën prej 85,7 dollarë.

Kjo rritje është e barabartë me 0,98% më shumë se java e kaluar.

Po kështu edhe nafta WTI e Teksasit u rrit në 83,4 dollarë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.