Bankat tregtare zotëronin deri në korrik 58 % të borxhit të brendshëm

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, bankat tregtare zotëronin 58 % të vlerës totale të instrumenteve të borxhit të brendshëm.

Sipas BSH-së, nga fillimi i vitit deri në fund të muajit korrik, vlera e titujve të qeverisë shqiptare (bono thesari dhe obligacione) në portofolin e bankave është rritur me 8.4 %.

Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, rritja ka arritur në 9.8 %.

Referuar të dhënave zyrtare, bankat ishin ndër blerësit kryesorë të borxhit të ri të emetuar, qoftë nëpërmjet obligacioneve të brendshme në euro apo eurobondeve.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.