Në pranga 9 shtetas për vepra të ndryshme penale

TIRANË 17 tetor /ATSH-I.Vata/ Nëntë shtetas janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale, ku 4 prej tyre drejtonin mjetet pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: P. N, 33 vjeç, O. Ll, 22 vjeç dhe M. P, 21 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina” gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin P. N dhe pasagjer O. Ll dhe M. P, sherbimet e Policisë gjetëm dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;A. K, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 45 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L, 34 vjeç, sepse ka përndjekur në mënyrë të përsëritur një shtetase”, informon Policia e Shtetit.

Policia bën të ditur se, “nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. M, 19 vjeç dhe A. M, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;F. V, 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; L. H, 26 vjeç, pasi dyshohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësoren V. B, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, u largua për në banesë. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.