Maratona e Tiranës, Rama: Traditë e re që rikthehet pas vitit të stërvështirë 2020

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Maratona e Tiranës, ngjarja më e madhe sportive e vitit me edicionin e saj të 5-të, po zhvillohet sot në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga maratona e Tiranës, ku po marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme.

“Maratona e Tiranës një traditë e re që rikthehet pas vitit të stërvështirë 2020”, tha Rama.

Maratona ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’, e cila është 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Në Maratonë do të shpërndahen edhe çmime për fituesit e vendeve të para, në varësi të garave ku do të marrin pjesë./k.s//a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.