Hazizi dhe Fatima nga Afganistani i bashkohen Maratonës së Tiranës


TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të luftës, ishin vrapuesit e Maratonës së Tiranës ditën e sotme.

Çifti i njohur nga Afganistani, të cilët u detyruan që ta braktisin vendin e tyre pasi ardhjes në pushtet të talebanëve, janë të njohur për pjesëmarrjen në maratona të ndryshme duke iu bashkuar kauzave.

Kësaj here, kauza e tyre ishte për refugjatët dhe afganët, të cilët në këto momente po kalojnë një situatë aspak të qetë.

Pak ditë më parë, Hazizi dhe Fatima u pritën në një takim Të veçantë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zyrën e tij, i cili i përgëzoi dy të rinjtë për angazhimin në jetën publike e posaçërisht pjesëmarrjen e tyre, bashkë me qindra vrapues të tjerë të huaj në Maratonë.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.