Fëmijët nga Afganistani surprizojnë Ramën me pikturën e veçantë

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Dy të rinj afganë për të shprehur mirënjohjen e mikpritjes nga Shqipëria dhe Amerika, bën një gjest mjaft domethënës.

Ata vizituan flamujt e tre vendeve Afganistanit, SHBA-së dhe Shqipërisë, vizatim i cili iu dorëzua kryeministrit Edi Rama nga dy përfaqësues të organizatës Spirit of America.

“Dy nga të evakuuarit tanë të rinj afganë bënë një vizatim të flamujve të Afganistanit, SHBA-së dhe Shqipërisë për të shprehur mirënjohjen për të gjithë mbështetjen nga Shqipëria dhe Amerika”, thekson në njoftimin e saj Spirit of America.

Organizata Spirit of America bën të ditur se, “Jim Hake dhe Colleen Denny nga Spirit of America më pas ia dorëzuan vizatimin kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në emër të fëmijëve”.

Organizata Spirit of America ndihmon me nevojat bazë të refugjatëve afganë aty ku janë vendosur, ndihmon gjithashtu me procesin e vizës për në Amerikë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.