Asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 17 tetor /ATSH/ Për të katërtën ditë me radhë Kosova fatmirësisht nuk ka shënuar asnjë rast me fatalitet nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se nga 2.484 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.894. Në total numri i rasteve aktive është 673.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.