PD: SPAK të hetojë shkaktarët e korrupsionit energjetik

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori deklaroi sot se kriza energjetike në vend nuk është një krize nga tregjet ndërkombëtare, por krizë korrupsioni nga qeveria.

“Prej ditësh qeveria po përpiqet të shesë si krizë energjie, krizën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të KESH dhe OSHEE”, tha ajo.

Sipas Dhorit, vetëm në 3 tendera korruptiv, qeveria shkakton një dëm prej 40 milionë euro.

“Ndërkohë që flasin për krizë, u kanë shkaktuar qytetarëve shqiptarë një dëm ekonomik prej 40 milionë eurosh. 10.6 milionë euro për blerjen e energjisë me çmimin më të lartë se bursa nga ana e OSHEE. 12 milionë euro, duke përzgjedhur kompaninë me ofertën më të shtrenjtë për tunelin e Llogorasë. 17.4 milionë euro, duke përzgjedhur ofertat më të shtrenjta për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të hetojë urgjentisht shkaktarët e kësaj krize korrupsioni dhe abuzimet që rëndojnë qytetarët me rritje çmimesh”, deklaroi Dhori.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.