Xhaçka pret ambasadorin e sapoemëruar të Kosovës: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në një takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kosovës, në Shqipëri, Skënder Durmishi.

Ministrja Xhaçka shprehu angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për çuarjen para të shumë projekteve të përbashkëta.

“Mirëpresim bashkëpunimin për të çuar përpara shumë projekte dhe prioritete të përbashkëta që do të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, tha ministrja Xhaçka. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.