Rama: Vijon puna për urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës


TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri në urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës.

Rama shprehet se po vijon puna për ndërtimin e kësaj ure mbi lumin Drin në Kukës, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.

“MIRËMËNGJES, dhe me pamjen e punës që nuk ndalet për urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Ura do të zëvendësojë atë ekzistuesen mbi lumin Drin i Zi, e zhvendosur rreth 100 metra skiç në anën lindore të saj.

Ura me gjatësi prej rreth 350 m do të jetë një vepër arti arkitekturore, me dy bazamentet prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.