Përmirësimi i standardeve të shërbimeve për qytetarët dhe biznesin

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi zhvilloi sot një takim me Diana Lekën, drejtuesen e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve.

Ekonomi u shpreh se, në takim u diskutua mbi rekomandimet që Këshilli i Investimeve ka prezantuar si dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Me Diana Lekën, drejtuesen e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve pata një bashkëbisedim të frytshëm mbi rekomandimet që ky këshill ka prezantuar. Në këtë kuadër do të punojmë ngushtësisht mbi këtë bazë dhe të adresojmë përmirësimin e standardeve të shërbimeve që ofrohen aktualisht për çdo qytetar të vendit dhe biznesin”, tha Ekonomi. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.