Përjashtoi Berishën nga PD, Veliaj për Bashën: Mori vendim të guximshëm

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerëson vendimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, pas vendimit të SHBA-ve për ta shpallur atë person “non grata”.

Në një intervistë në media, kryebashkiaku Veliaj theksoi se Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm duke përjashtuar Berishën dhe për këtë meriton respekt.

“Duhet vlerësuar. Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm dhe duhet vlerësuar, le të themi më në fund disa karakteristika të një lideri që merr vendime të rëndësishme, sidomos me vendimin që mori për të larguar Sali Berishën nga partia. Meriton respekt. Edhe kundërshtarit duhet t’ia thuash. Lulzim Basha meriton respekt”, tha Veliaj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.