Mashtroi autoritetet me kolaudimin e Boeing 737 Max, arrestohet ish-piloti

UASHINGTON, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Një juri federale amerikane dënoi për mashtrim një ish-pilot të Administratës Federale të Aviacionit gjatë procesit të certifikimit të ”Boeing”, tip ”737 Max”, i cili u përfshi në dy aksidente fatale.

Mark Forkner, sipas aktakuzës, i dha agjencisë federale “informacion materialisht të rremë, të pasaktë dhe jo të plotë” në lidhje me sistemin e kontrollit të fluturimit, që besohet të jetë shkaku i të dy fatkeqësive.

Ish-piloti u implikua gjithashtu me një skemë për të mashtruar klientët e linjës ajrore për të marrë dhjetëra miliona dollarë nga ”Boeing”.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.