Lejet e drejtimit me kufizim afati vlefshmërie, Rama: Nga nëntori tarifa ulet me 43% 

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat.

Kryeministri Edi Rama informoi sot se nga nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3500 lekë në 2000 lekë.

“Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5-vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë 43 % më pak”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit Rama, krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.