Emetohen 4.47 miliardë lekë obligacione

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Në ankandin e zhvilluar këtë javë, Ministria e Financave bleu  obligacione 10-vjeçare në shumën totale prej 4.47 miliardë lekë.

Ndërsa vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand arriti në 5.17 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, yield-i uniform i pranuar rezultoi në nivelin 5.2 %, me një rritje të lehtë nga niveli prej 5 % i obligacionit të emetuar në muajin korrik.

Tregu i brendshëm financiar ngelet mjaft likuid dhe javën e kaluar Banka e Shqipërisë vendosi të zgjasë edhe me një tremujor formën e zhvillimit të ankandeve të REPO-ve, që iu siguron bankave akses të pakufizuar në likuiditet.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.