Margariti pret ambasadorin bullgar: Rinovim i marrëveshjes së bashkëpunimit

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Momchil Raytchevski.

Margariti theksoi se, objekti i takimit ishte rinovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Së bashku ndamë fushat e interesat dhe prioritetet në fushën e kulturës, për të gjetur pikat dhe format e shkëmbimit të përvojave dhe realizimit të projekteve të përbashkëta”, tha më tej Margariti.

“Me një formim në fushën e historisë, Raytchevski shprehu një interes të posaçëm në fushën e trashëgimisë kulturore”, u shpreh ministrja Margariti.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.