Kote për ATSH-në: Eksportet bujqësore, 1.8 %

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Eksportet e produkteve bujqësore kanë ndjekur trendin e rritjes në 8-mujorin e këtij viti.

Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote bëri të ditur sot për ATSH-në se, “gjatë 8 muajve të parë të këtij viti eksportet e produkteve bujqësore shënuan rritje me 1.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

Sipas tij, rritja e eksporteve bujqësore evidentohet në sasi dhe në peshën që zënë.

“Eksportet bujqësore u rritën me mbi 2 mijë tonë dhe në vlerë 3.7 % më shumë, krahasuar me 8-mujorin 2020”, tha Kote, teksa vuri në dukje se në totalin e eksporteve kryesojnë  perimet në serra që krijojnë një avantazh për Shqipërinë.

Shqipëria ka rreth 1700 hektarë serra dhe tunele plastike për prodhimin e produkteve bujqësore.

Sektori i bujqësisë është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rreth 20 %.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.