ITALI – Pas 74 vitesh ”Alitalia” në udhëtimin e fundit në histori

ROMË, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Sot mbaron një kapitull në historinë e aviacionit italian, ku kompania ”Alitalia” do të bëjë fluturimin e fundit të pasagjerëve.

”Alitalia” pritet të fluturojë sonte nga aeroporti i Kaljarit drejt Romës.

Me fluturimin e fundit, linja ajrore do të dalë nga shërbimi pas 74 vitesh në industrinë e aviacionit.

”Alitalia” lindi si kompani në 1947.

”Alitalia” kishte vite që ishte e varur nga ndihma shtetërore sepse linja ajrore nuk po gjeneronte të ardhura.

Transportuesi i ri thotë se po fillon operacionet me 52 avionë.

Këtë vit, deri në 2 950 njerëz do të punojnë në operacionet e fluturimit.

Nga qendrat e saj në Romë dhe Milano, kompania e re ”Ita” dëshiron të riforcojë biznesin dhe t’u shërbejë sa më mirë pasagjerëve.

Fillimisht ”Ita” do të ofrojë 45 destinacione, përfshirë Frankfurtin, Parisin, Londrën, Nju Jorkun dhe Buenos Aires./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.