Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 14 tetor /ATSH/ Asnjë qytetarë në Kosovë nuk ka vdekur nga COVID-19 në 24 orëshin e fundit, ndërsa 31 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se, “në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës. Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”.

“Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598. Në total numri i rasteve aktive është 924”, thekson njoftimi.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.