Harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ-së takon kryeprokurorin Çela

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami, priti sot në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Gjatë këtij takimi, të dy titullarët e institucioneve diskutuan për çështje të rëndësisë së përbashkët, mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor, dhe më veçanërisht mbi propozimin e hartuar nga grupi ndërinstitucional i punës për miratimin e hartës së re gjyqësore.

Projekti i hartës së re gjyqësore, i dërguar tashmë pranë Ministrisë së Drejtësisë, ndikon edhe punën dhe veprimtarinë e zyrave të prokurorisë.

Në njohje të plotë të situatës dhe humbjeve të burimeve njerëzore si në gjykatat dhe në prokuroritë e të gjithë vendit, Prokurori i Përgjithshëm shprehu dakordësinë e tij në parim për miratimin dhe zbatimin e këtij dokumenti dhe kjo në funksion të rritjes së eficiencës dhe kapaciteteve njerëzore në sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.