Eksportet drejt Mbretërisë së Bashkuar, 506 milionë euro

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar gjatë periudhës janar-gusht shënuan rritje të lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, eksportet drejt Mbretërisë së Bashkuar arritën në 506 milionë euro gjatë 8-mujorit nga 471 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të 2020-ës.

Ndërkohë edhe importet drejt Shqipërisë shënuan rritje me mbi 703 milionë lekë. Referuar të dhënave gjatë 8-mujorit të këtij viti u importuan 5 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2020 u importuan 3.3 miliardë lekë mallra.

Vendi ynë eksporton kryesisht mallra të prodhuara nga ndërmarrjet fasone. Megjithatë, një zë të rëndësishëm zënë edhe mineralet, ndërsa produktet bujqësore kanë ardhur duke u rritur. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.