Agjencia Telegrafike Shqiptare

Veliaj uron Kancelarin e ri të Austrisë

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur zgjedhjen e Kancelarit të ri të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Përmes një mesazhi Veliaj ka uruar Schallenberg për postin e ri, teksa ka ndarë edhe foto të takimit të mëparshëm në Tiranë kur Kancelari mbante postin e ministrin e Jashtëm të Austrisë.

“I lumtur të shoh mikun tim Alexander Schallenberg në krye të Austrisë mike, si Kancelari i ri Federal. Kujtoj takimet tona në Tiranë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shprehet Veliaj.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version