Reforma e ujit, ndërpriten lidhjet e paligjshme në zonat rurale në Fier

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Ndërprerja e lidhjeve të paligjshme dhe formalizimi i abonentëve në rrjet mbetet në fokus të punës të Ujësjellës Kanalizimeve Fier për garantimin e një shërbimi sa më cilësor për banorët.

Aktualisht, po vijon puna në Daullas për vendosjen e matësave të rinj, për t’i dhënë fund informalitetit dhe për të rritur cilësinë e shërbimit.

Po ashtu, paralelisht vijon aksioni edhe për lidhjet e paligjshme dhe avaritë në rrjet.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi u shpreh se, “efektet e kësaj pune kolosale të nisur prej kohësh do të japin shumë shpejt rezultat në një shërbim të transformuar tërësisht jo vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale të lëna prej vitesh jashtë sistemit”.

Ai siguroi për “gatishmëri maksimale për t’iu përgjigjur thirrjes së qytetarëve në kohë reale dhe me cilësi shërbimi”.

/m.m/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.