Projektet e përbashkëta në standardizim, Ekonomi takon ambasadorin Bucci

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi priti në një takim pune ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

Ekonomi u shpreh se, “me ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci kemi vendosur tashmë një komunikim të vazhdueshëm, i cili do të vijojë dhe më tej në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.

Ministrja vlerësoi se bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve si një aset me vlerë në përmirësimin e standardeve të kërkuara sipas Bashkimit Europian.

“Eksperienca italiane do të jetë një aset me vlerë në rrugëtimin tonë drejt përmirësimit të shërbimeve që i ofrohen qytetarëve dhe standardeve të kërkuara sipas normave të BE-së”, tha Ekonomi.

Marrëdhëniet e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë janë të shtrirë në shumë sektorë të ekonomisë dhe të dyja vendet janë të angazhuara për intensifikimin e tyre edhe më shumë në të ardhmen.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.