Kushi takon Ponarin: Forcim i klasave të profilizuara sportive

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari dhe sekretarin e përgjithshëm, Korab Llazani, mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional me njëri-tjetrin.

Gjatë takimit Kushi u informua mbi përgatitjet e fundit që po bëhen për zhvillimin brenda kësaj jave në Ligën Unike të Superkupës Mbarëkombëtare të vajzave e djemve mes Shqipërisë e Kosovës.

Në takim u hodhën edhe piketat për mënyrën e forcimit të klasave të profilizuara sportive në disiplinën e basketbollit, si dhe u dakordësua për mundësinë e zhvillimit të kampionateve të këtyre klasave në rang vendi.

“Gjatë bashkëbisedimit, u informova gjithashtu mbi përgatitjet e fundit që po bëhen për zhvillimin brenda kësaj jave në Ligën Unike të Superkupës Mbarëkombëtare të vajzave e djemve mes Shqipërisë e Kosovës. Ndërkohë, hodhëm edhe piketat për mënyrën e forcimit të klasave të profilizuara sportive në disiplinën e basketbollit, si dhe dakordësuam për mundësinë e zhvillimit të kampionateve të këtyre klasave në rang vendi”, u shpreh Kushi.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.