BRUKSEL – BE: Vaksinat mënyra më e mirë për të ndaluar pandeminë COVID-19

BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbyllur kapitullin e pandemisë, tha sot eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

“Vështirësitë, që disa shtete anëtare kanë me infektimet rekord dhe njësitë e kujdesit intensiv nën presion të madh, janë një paralajmërim i fortë në lidhje me nevojën për të pasur nivele të larta të mbulimit të vaksinimit kudo”, shtoi Kyriakides.

Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare kanë miratuar një qasje të përbashkët të BE-së për sigurimin e furnizimeve dhe lehtësimin e shpërndarjes së vaksinave.

Përmes marrëveshjeve paraprake të blerjes me prodhuesit individualë të vaksinave, KE ka fituar të drejtën për të blerë një numër të caktuar dozash vaksinash brenda një afati të caktuar kohor dhe me një çmim të caktuar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.