Mbi 454 mijë ushtrime simulimi online të testit teorik për leje drejtimi

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Simulimi i testit zyrtar online në www.dpshtrr.al është tashmë një realitet që lehtëson kandidatë dhe rrit transparencën, cilësinë e sigurinë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se, “454 890 ushtrime simulimi online të testit teorik zyrtar janë kryer në www.dpshtrr.gov.al nga aplikantë të interesuar për t’u pajisur me leje drejtimi të automjeteve (patenta), nga janari 2019 e deri më sot”.

Sipas DPSHTRR, ky është një tregues i qartë besimi dhe vlerësimi për Testin e Teorisë të përmirësuar ndjeshëm, vetëdijësim se po mësove nuk ta ha më kush hakun.

Simulimi online i testit teorik zyrtar ndihmon kandidatët të familjarizojnë veten e të përgatiten më mirë për testimin teorik për marrjen e lejes së drejtimit.

DPSHTRR po punon që së bashku me botimet e reja të manualeve të certifikuara zyrtarisht të dalim edhe me simulim-testin e ri në formatin web e webapp, shumë më praktik e të shpejtë për numrin e madh të ushtrimeve online.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.