44 kursantë, program trajnimi në terren pranë Policisë së Dibrës

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ 44 kursantë të Policisë u pritën sot në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për nisjen e trajnimit në terren.
44 kursantët kanë përfunduar studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.
Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues Gani Zeneli, së bashku me specialisten e Trajnimeve iu prezantuan kursantëve programin e trajnimit në terren i cili do të zgjasë për një periudhë 11-javore, si dhe i kanë njohur me oficerët e trajnimit në terren.
Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike iu ka kërkuar kursantëve seriozitet dhe angazhim maksimal gjatë periudhës së trajnimit, si dhe i ka falënderuar dhe uruar suksese në këtë fillim të detyrës së tyre.
“Kam besim të plotë që ju do të bëni detyrën në formën më të mirë”, tha ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.