IZRAEL – Merkel në vizitë domethënëse lamtumire

TEL AVIV, 10 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua sot me kryeministrin izraelit Naftali Bennett për bisedime, në vizitën e fundit zyrtare në vendin hebre.

Pas takimit me Bennett, kancelarja planifikon të zhvillojë diskutime me presidentin, Isaac Herzog dhe ministrin e Jashtëm, Yair Lapid.

Merkel gjithashtu do të takohet me kabinetin izraelit.

Koalicioni qeverisës mbështetet nga tetë parti nga e djathta në të majtë të spektrit, përfshirë një parti arabe për herë të parë.

Konservatori i krahut të djathtë, Benjamin Netanyahu u rrëzua si kryeministër në qershor pasi kishte qenë në pushtet që nga viti 2009.

Bisedimet pritet të përqëndrohen në programin bërthamor të Iranit, çështjen e një shteti të pavarur palestinez dhe çështjet dypalëshe.

Udhëtimi i Merkelit në Izrael ishte planifikuar për në fund të gushtit, por u shty për shkak të zhvillimeve dramatike në Afganistan.

67-vjeçarja do të largohet sapo të përfundojnë bisedimet e koalicionit në Gjermani dhe të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të shtatorit.

Sot pasdite, kancelarja planifikon të vendosë një kurorë në memorialin e Holokaustit ”Yad Vashem” në Jeruzalem, në prani të Bennett.

Në një ceremoni tjetër, Merkelit do t’i jepet një doktoratë nderi nga Instituti i Teknologjisë i Haifa’s Technion-Israel./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.