Besimi i biznesit dhe konsumatorit në industri u rrit me 0.2% në shtator

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Industria kryeson ndër sektorët e tjerë të ekonomisë, për besim e biznesit në perspektivën e zhvillimit më të shpejtë, për periudhën në vijim.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në sektorin e industrisë shënoi rritje prej 0.2 përqind në muajin shtator 2021, krahasuar me muajin e kaluar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja i atribuohet ecurisë pozitive të kontratave porositëse nga eksportet krahas ecurisë së përmirësuar që shfaqën gjendja financiare, prodhimi, ecuria e punësimit dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.