Dixhitalizimi i bujqësisë, platforma ABA online informacion thelbësor për fermerët dhe bizneset

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Digjitalizimi i bujqësisë shqiptare po hedh hapa në mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve dhe agrobiznesit, për t’u zhvilluar sipas kërkesave të tregut.

ABA online është një platformë interaktive digjitale e krijuar për të përmbushur nevojat e fermerëve të vegjël shqiptarë në çdo hap të rritjes së agro-biznesit të tyre. Platforma online është iniciuar nga Projekti për Përfshirjen Financiare të Fermerëve të Vegjël Shqiptarë (FiAS), mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. ABA online ka për qëllim të ofrojë informacion thelbësor për fermerët dhe bizneset aktorë të zinxhirit bujqësor të vlerës.

Fushat kryesore të shërbimit të ABA online përfshijnë: Çmimet e tregut: ABA online publikon çmimet e tregut të produkteve bujqësore nga tregjet kryesore me shumicë të Shqipërisë (Lushnje, Divjakë dhe Tiranë) 3 herë në javë;  Tregu në internet: ABA online ofron mundësi për të takuar blerësit potencialë të produkteve tuaja në internet; Këshilla për teknologjinë e prodhimit bujqësor & kalendari i fermës: ABA online ofron këshilla teknike të përditësuara agronomike dhe blegtorale të ekspertëve të besuar dhe kalendarin e fermave për produkte të ndryshme; Edukimi financiar: ABA online ofron burime të edukimit financiar për të përmirësuar aftësitë tuaja për të menaxhuar paratë dhe informim për shërbimet financiare të përshtatura për Fermerët; Parashikimi i motit: ABA online informon mbi parashikimin e motit për 6 ditët e ardhshme.

ABA online u lançua në janar 2021 dhe ka 8 000 përdorues të regjistruar që nga shtatori 2021. Me qëllim zgjerimin e komunitetit të përdoruesve të ABA online, nga tetori 2021 deri në janar 2022 do të organizohet një konkurs për promovimin e ABA online, në mënyrë që të rritet vlera e shërbimeve të ofruara.  Konkursi do të ofrojë mundësi për fermerët dhe aktorët e zinxhirit bujqësor të vlerave që të regjistrohen në ABA online dhe të ftojnë miqtë dhe klientët e tyre që të bashkohen me komunitetin ABA online.  Në janar 2022, konkurrentëve kryesorë do t’u jepen çmime me mundësi për ekspozim në media.

Në konferencën që u zhvillua sot në Tiranë, për të shpallur konkursin e promovimit të ABA online, merrnin pjesë Xhoana Hudhra, specialiste në Drejtorinë e Programeve të MFE-s, Jiro Takeichi, kryepërfaqësues i Zyrës së Ballkanit të JICA-s, si dhe aktorë të rëndësishëm që operojnë në këtë sektor.

Xhoana Hudhra specialiste në Drejtorinë e Programeve të MFE-s, vuri në duke bashkëpunimin e ngushtë ekonomin midis qeverisë shqiptare dhe asaj japoneze, ku sektor prioritar i mbështetjes së qeverisës japoneze ka qenë dhe vazhdon të jetë bujqësia si dhe SME-të.

“Projekti i Përfshirjes Financiare të Fermerëve të Vegjël Shqiptarë ka një rëndësi të madhe për qeverinë shqiptare dhe veçanërisht për sektorin rural në vendin tonë, pasi synon të jetë një nga instrumentat në mbështetje të objektivave të qeverisës shqiptare për një rritje cilësore të ekonomisë familjare fermere dhe për krijimin e një sektori agrobiznesi efikas”, tha Hudhra.

Jiro Takeichi shefii JICA për Ballkanin në fjalën e tij tha se “JICA ka mbështetur rritjen e Përfshirjes Financiare në Shqipëri, përmes zbatimit të Projektit “Përfshirja Financiare e Familjeve të Vogla, në Republikën e Shqipërisë”, ku një nga rezultatet kryesore të Projektit është krijimi i Qendrës në Ndihmë të Biznesit Agrar (Qendra ABA).

“Në dritën e “Projektit të Përfshirjes Financiare të Familjeve të Vogla në Shqipëri”, ne do të fillojmë një promovim mbarëkombëtar të platformës digjitale ABA Online, si një instrument shumë i rëndësishëm që tashmë është bërë një qendër e rëndësishme virtuale për fermerët dhe sipërmarrësit e vegjël. Kjo platformë digjitale po shpërndan informacion të dobishëm, edukim mbi tema të ndryshme dhe po ofron një mundësi aksesi në mjetet thelbësore për lehtësimin e aktiviteteve ekonomike të pronarëve të vegjël”, u shpreh Takeichi.

Sipas tij, kjo platformë tashmë funksionale në internet do të konsolidojë dhe zgjerojë gamën e shërbimeve për sipërmarrësit e vegjël dhe do të shndërrohet në një partner të rëndësishëm të sipërmarrësve të vegjël, si dhe një instrument kryesor për zhvillimin ekonomik dhe rural. Për të siguruar qëndrueshmëri për të ardhmen, vetë Qendra ABA dhe shërbimet që ofron duhet të jenë të një cilësie të lartë dhe konkurruese.

Hiroko Tanaka, theksoi se “ABA Online ka lindur nga dëshirat dhe ambicia e Projektit për t’i shërbyer nevojave të pronarëve të vegjël në Shqipëri: t’u sigurojë atyre informacionin jetësor mbi tregun agrar dhe teknologjinë e prodhimit agrar, si dhe mundësitë për t’u lidhur dhe takuar me blerësit potencialë. Këto janë informacione jetike për zhvillimin e bizneseve të tyre”.

Unë jam veçanërisht e inkurajuar këtë mëngjes me dëshmitë e dhëna nga përdoruesit e ABA Online. Secili nga 5 përdoruesit na paraqiti përvojën e tyre të përdorimit të 5 funksioneve kryesore që ne ofrojmë në ABA Online. Shpresojmë shumë që do të ketë gjithnjë e më shumë përdorues si Regi, të cilët mund të na tregojnë për marrëveshjet e suksesshme të lidhura me tregun e ABA Online.

“Ekipi i Konsulentëve Japonezë do të vazhdojë punën për t’i shërbyer nevojave të fermerëve shqiptarë”, tha ajo.

Gjatë këtij takimi përdoruesit e ABA online paraqitën dëshmi mbi përfitimet që kanë përjetuar me ABA online.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.