Agjencia Telegrafike Shqiptare

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/10/2021

ITALI – Paraqitja në gjykatë e udhëheqësit të indipendentistëve katalanas, Carles Puigdemont, për shqyrtimin e ekstradimit të tij në Spanjë.

PEKIN (Kinë) – Konferencë për shtyp e komitetit organizues të Olimpiadës Dimërore të Pekinit 2022.

STOKHOLM (Suedi) – Shpallja e Çmimit Nobel në Mjekësi.

BOTA – Dita Botërore e Kafshëve.

TOKIO (Japoni) – Zgjedhja e kryeministrit të ri nga parlamenti.

PARIS (Francë) – Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

BM – Hiqet testi i detyrueshëm Covid për udhëtarët e vaksinuar nga vendet jo në listën e kuqe.

VIENË (Austri) – Takimi i ministrave të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe Aleatëve të saj (OPEP +).

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Takimi i ministrave të Financave të eurozonës.

KRANJ (Slloveni) – Takim joformal i ministrave të Shëndetësisë të BE-së.

PARIS (Francë) – Takimi i Këshillit të OECD-së në nivel ministror (MCM).

STRASBURG (Francë) – Sesioni plenar i Parlamentit Evropian.

FRANCË – Çmimi Bayeux për Korrespondentët e Luftës.

HELSINKI (Finlandë) – Kryeministrja Sanna Marin pret presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

GJENEVË (Zvicër) – OBT publikon shifrat e rishikuara të tregtisë botërore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version