TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajri të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jug me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.
Era do të fryjë me drejtim juglindje e jugperëndim 1-8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/29 | diell pak re |
| Kukës | 10/23 | diell pak re |
| Lezhë | 17/28 | diell pak re |
| Dibër | 9/23 | diell pak re |
| Durrës | 16/29 | diell pak re |
| Tiranë | 13/29 | diell pak re |
| Elbasan | 13/30 | diell pak re |
| Berat | 12/30 | diell pak re |
| Vlorë | 15/28 | diell re shi i dobët |
| Korçë | 9/21 | diell re |
| Gjirokastër | 11/27 | diell re |
| Sarandë | 15/28 | diell re shi i dobët |
