Agjencia Telegrafike Shqiptare

COVID-19 – Kroacia forcon rregullat për shkak të rritjes së infeksioneve

ZAGREB, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Kroacia ka forcuar rregullat për punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale për shkak të rritjes së infeksioneve.

”Nga e hëna, të gjithë punonjësit në këta sektorë do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar ose kuruar nga Covid-19, kur hyjnë në zyrat e tyre”, urdhëroi Drejtoria e Mbrojtjes Civile.

”Kushdo që nuk është në gjendje të sigurojë këtë dëshmi duhet të testohet për koronavirus dy herë brenda shtatë ditëve”, thuhet në rregulloren e re.

Rregullat zbatohen gjithashtu për pacientët që vizitojnë spitalet, qendrat e pritjes ose zyrat e mjekëve, ndërsa rastet emergjente përjashtohen.

Infeksionet me koronavirus po rriten në Kroaci.

Javën e fundit, 192,6 infeksione të reja janë regjistruar për 100 000 banorë.

Kroacia, një destinacion turistik në Adriatik, ka mbetur prapa kur bëhet fjalë për vaksinimet.

Vetëm 42% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version