Rikualifikimi i sheshit të Kronit të Bogës, miratohet shpronësimi i pronarëve

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Në mbledhjen e qeverisë u miratua sot shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i sheshit të Kronit të Bogës”.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali u shpreh se ky projekt do të mundësojë krijimin e “një hapësire me standarde dhe kushte moderne, që do të përshtatet në funksion të promovimit të produkteve lokale dhe krijimit të një spoti turistik për destinacionet e Malësisë së Madhe”.

Bilali u shpreh se bindur që, “me reformat e ndërmarra nga qeveria dhe me bashkëpunimin e pushtetit lokal, do t’i kthejmë atraksionet turistike të zonës në destinacione të preferuara për turistët vendas dhe të huaj, duke fuqizuar edhe ekonominë e zonës”.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.