BERLIN, 27 shtator /ATSH–ANSA/ – Ne do të donim të ndërtonim një koalicion qeverisës sa më shpejt të jetë e mundur, deklaroi Olaf Scholz, fituesi i SPD-së në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Gjermani.
”Duam sa më shpejt një koalicion”, deklaroi Scholz duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetarit të ”Willy Brandt Haus”.
“Shpresoj se një koalicion mund të arrihet para Krishtlindjeve”, theksoi Scholz.
”Është shumë e nevojshme të sigurohen zgjidhje që janë të mira për partitë dhe për vendin”, theksoi ai.
“Një koalicion socio-ekologjiko-liberal lënë gjurmë solide në histori”, tha Scholz.
Ai kujtoi koalicionin e suksesshëm socio-liberal, që ka qeverisur vendin që nga viti 1969 deri në vitin 1982./ /os/
